Lidhur me historinë e dhimbshme të Miss Kosova Universe 2021, Tuti Sejdiu, e cila në moshën 13-vjeçare është përdhunuar e trafikuar nga disa persona, e që deri më tani drejtësia nuk është vendosur ndaj tyre, ka reaguar dhe është emocionuar në masë të madhe edhe politikanja shqiptare nga Zvicra, Majlinda Sulejmani. Në një postim të saj në Facebook, ajo ka shkruar:

Apel

E nderuara kryetare e Kosovës Znj. Vjosa Osmani

I nderuari kryeminister Ztr. Albin Kurti

Si femër dhe nënë, jo si politikane – e kam një apel apo një lutje tek ju!
Mbasi dëgjova historinë e dhimbshmë të Miss Kosova Universe 2021, Tuti Sejdiu – nuk munda të rezistoj pa i shkruar disa fjalë!

Siç je ti nënë e vajzavë e nderuara kryetare, apo siç jeni ju baba i nji vajze i nderuari kryetar, besoj që historia e bashkëvendases sime Tuti Sejdiu, ju ka prekë sigurisht thell në zemër sikurse mua, që posedoj një vajzë me plotë “dëshira për ta kaluar fëmijërinë e saj” është e trishtë të dëgjosh se me 13-vjet bëhet viktimë vajza apo motra jonë! Tmerr për ata persona që sot jan në liri dhe gjumin e bëjnë pa pikë brenge! Është absurde që në shtetin tonë është i pranishëm ende korrupsioni dhe ju kisha lutur të rishqyrtohet akuza dhe tema nga institucionet më të larta! E jo të bëhet njëher bujë e madhe për gjëra private nga politikanët tonë, për rritje fame apo like’s në rrjete sociale!

Nëse je nënë apo baba – duhesh ta zbardhish këtë çështje dhe ta dijë familja Sejdiu si është i ati i Missit!

Më dhemb shpirti kur e di që një baba ështe i burgosur dhe nuk ka mundësi t`i del krahë vajzës së tij!

Mos harroni, ishte Tuti – por nesër mundet të jetë Fëmija yt!

Tuti edhe ne jemi shpirtërisht me TY – për fat të keq nuk kam post ne Kosovë për me ndërmarr ndonjë “aksion”!

Sidoqoftë, mbështetjen time do ta kesh gjithmonë – jo si politikane – por si femër!

Sinqerisht: Majlinda Sulejmani