Brenda 90 minutash, në autostradën A9 në Valis u matën 120 automjete me shpejtësi të tepruar, përfshirë një vetirë që po qarkullonte me 201 km/orë.

Të shtunën në mbrëmje, policia zvicerane e Kantonit Valis kreu një kontroll të shpejtësisë, në autostradën A9 – afër Granges. Janë matur gjithsej 854 automjete midis orës 19:00 dhe 20:30 pasdite. 120 kanë qenë duke qarkulluar më shpejt, informon portali Shtegu.

Një veturë u mat me 201 km/orë (bruto) në vend të 120 km/orë të lejuar. Pas hetimit të vozitësit, një shtetas maqedonas 31-vjeçar, atij iu shqiptua një gjobë prej 1 600 frangash. Atij gjithashtu iu ndalua të voziste në Zvicër dhe u denoncua.