Të dielën në mbrëmje, rreth orës 22:10, disa dëshmitarë e kanë informuar policinë gjermane, në lidhje me një vajzë që në rrugë ishte rrahur nga një burrë.

Kur kalimtarët provuan ta ndihmojnë, sulmuesi u largua. Gjatë kërkimeve në rrugën “Ostrower Strasse” në Nordhausen, oficerët e lajmëruar të policisë zbuluan një 30-vjeçar algjerian, i cili ishte miku i viktimës 17-vjeçare. Burri e kishte goditur disa herë në fytyrë vajzën e re nga Maqedonia e Veriut, informon portali Shtegu.

Ajo është dashur të dërgohet në spital me lëndime në fytyrë. Policia paraqiti një denoncim kundër algjerianit.