Nje lexues i portalit Shtegu.com, ka dërguar një shkrim në të cilin ai sqaron se për të udhëtuar nga Bazeli me Easy Jet në Kosovë, nuk nevojitet një PCR test. Ai merr shembull një djalosh të ri pa shtetësi zvicerane, babai i të cilit ka vendosur të udhëtojë nga Cyrihu dhe me pasaportë zvicerane. Për të nuk nevojitet ndonjë test, megjithëse ata që të dy jetojnë nën një kulm. Lexuesi në fjalë habitet se si mundet të ndodhë një fenomen i tillë, kur që të dy e ndajnë një banesë të përbashkët dhe që për njërin duhet PCR test, ndërsa për tjetrin, nuk nevojitet.

I njejti burim habitet me lllogaritë e kompanive ajrore: “Disa agjensi thonë se `Nëse biletat i rezervoni te ne, nuk ka nevoje për kurrfarë testesh`. Po që se fëmijët posedojnë pasaportë zvicerane, ndërsa prindërit janë me pasaporta kosovare, këta të fundit duhet të paguajnë 160-190 franga zvicerane për një test. Kjo nuk ka kurrfarë logjike, po i humb rezonanca e pandemisë Covid-19”, shprehet i mllefosur bashkatdhetari ynë.