Në një shesh lojrash në Augsburg (Bavari), një pemë e fuqishme e panjës të shtunën po qëndronte derisa papritmas u rrëzua dhe u përplas mbi një nënë dhe vajzën e saj (1)

Rreth orës 10:45 të mëngjesit, gruaja dhe dy vajzat e saj ishin në sheshin e lojërave në rrethin Oberhausen. Trungu i madh (me diametër 80 centimetra) ra mbi nënën dhe fëmijën e saj më të vogël. Nëna u plagos rëndë, ndërsa të shtunën në mbrëmje vajza vdiq në spital.
Dana Ali (43) punon si barman në restorantin “Il Gladiatore” ngjitur me sheshin e lojërave dhe për “Bild” ka përshkruar skenat dramatike: “Vrapova menjëherë te gruaja, mbaja krahun e gruas, e qetësova dhe e ndihmova të dilte jashtë nga poshtë pemës. Fatkeqësisht, nuk mund ta ndihmoja vajzën e saj. Ishte shumë larg poshtë pemës. Ishte e tmerrshme”.

Në vendin e aksidentit erdhën gjithnjë e më shumë njerëz. Banori shqiptar Afrim Isa (53): “Ishim dhjetë persona, u përpoqëm të ngrinim pemën e rëndë dhe ta lirojmë vajzën bjonde. Por thjesht nuk funksionoi! Të gjithë kemi qarë. Gjithçka që shpresoj është që i vogli të mbijetojë nga aksidenti”. Fatkeqësisht, dëshira e tij nuk u përmbush. Lëndimet e vajzës ishin shumë të rënda, informon portali Shtegu.

Punëtorët që ndodheshin aty pranë ngritën pemën me një mbajtës teleskopik kanë mundur ta lirojnë vajzën. Motra (4) është dashur të shikonte gjithçka. Ajo u përkujdes nga një ekip krize. Policia dhe njësia zjarrfikëse rrethuan vendin e aksidentit.

Mbetet e paqartë përse u rrëzua pema. Ndoshta ishte dëmtua nga një stuhi e fortë në fund të qershorit kur, pemë të shumta ranë në Augsburg. Policia është duke hetuar.