Akti i përgjakshëm që ndodhi më 7 gusht 2019 në skenën e drogës në Leipzig, tregoi të gjithë brutalitetin që mbizotëron: Pas një mosmarrëveshje mbi “llogaritë” e papaguara, dy persona me armë zjarri mbërritën pas mesnate në restorantin “Zumrohlichen Zecher” në rrugën “Georg-Schumann-Strasse”, e ndoqën operatorin e lokalit dhe tregtar i vogël i dyshuar Emrah K. (24) dhe me gjakftohtësi i shkrepën gjashtë plumba në trup. Babai i tre fëmijëve vdiq menjëherë, informon portali Shtegu.

Pas rreth një vit e gjysmë arratisje, hetuesit policorë kanë mundur ta arrestojnë sulmuesin Mariglen M. (31), i cili fillimisht ishte arratisur në vendlindjen e tij, e më pas, në muajin janar u arrestua në Spanjë.