Në një aksident të martën pasdite, në autostradën gjermane A8 midis Frasdorfit dhe Bernau am Chiemsee, dymbëdhjetë janë lënduar lehtë deri mesatarisht.

Tre automjete janë përfshirë në aksidentin që ndodhi në drejtim të Salzburgut, siç njoftoi policia gjermane në Rosenheim, informon portali Shtegu.

Sipas hetimeve fillestare, një 48-vjeçar nga Maqedonia e Veriut nuk e kishte vërejtur me furgonin e tij të mbushur me pasagjerë, një veturë që kishte frenuar në korsinë e majtë.
Sipas policisë, ai pothuajse pa frenuar e goditi veturën përpara tij.