Një lexues i rregullt i portalit Shtegu.com na ka dërguar disa foto para Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Bernë. Shumica e bashkatdhetarëve tanë ia kanë mësy Ambasadës së Maqedonisë së Veriut për t’u pajisur me fletëudhëtime, pas skadimit të dokumenteve të tyre të udhëtimit.

Edhe pse Kuvendi ka miratuar ndryshimet ligjore me të cilat mundësohet zgjatja e afatit të pasaportës për shtetasit e Maqedonisë së Veriut që jetojnë jashtë vendit, bashkatdhetarët ballafaqohen me paqartësi dhe dilema se ndoshta do të keqtrajtohen nëpër kufinj të ndryshëm. Prandaj ata nuk kanë hezituar që të vijnë nga viset më të largëta të Zvicrës, për ta zgjidhur problemin.