Në Espelkamp të Gjermanisë (rrethi Minden-Lübbecke), në mesditë janë shkaktuar disa të shtëna. Sipas informatave të mediave gjermane, dy persona kanë vdekur, ndërsa autori i dyshuar i krimit ka bërë vetëvrasje

Sipas policisë, një grua dhe një burrë u qëlluan për vdekje. Dy skena të krimit kanë ndodhur në qendër të qytetit e që nuk janë larg njëra-tjetrës. Një person është vrarë në një shtëpi, tjetri në një rrugë anësore brenda shtëpisë, rreth 100 metra larg.

Sipas informatave të “Bild” autori i dyshuar ka kryer vetëvrasje, transmeton Shtegu. Sipas policisë, një task forcë speciale është në terren. Mbetet ende e paqartë nëse dhe në çfarë marrëdhënie ishin autori i dyshuar dhe dy viktimat. Në ndërkohë, policia e ka demantuar vetëvrasjen.

Një numër i madh i policisë është në veprim në qytetin e vogël në ëestfalen Lindore (25 000 banorë), i cili ndodhet në verilindje të Nordrhein-Westfalen.

Policia rrethoi pjesë të mëdha të qendrës së qytetit dhe herë pas here përdori një helikopter. Policia gjermane për krime dhe forenzika janë gjithashtu në vend.