Të mërkurën në mbrëmje, Kombëtarja e Zvicrës pësoi një disfatë 3:0 kundër Italisë. Tifozët e saj janë jashtëzakonisht të zhgënjyer me performancën, ata nuk mund ta besojnë këtë.
Kombëtarja e Zvicrës humbi, qartë dhe thellë. Në ndeshjen e dytë të KE ajo pësoi bindhsëm 3:0 kundër Italisëme plotë meritë. “Aspak nuk i kuptova zëvendësimet e Petkoviqit”, tha mbrëmjen e së mërkurës një tifoz zviceran. Kështu që titujt kryesorë të mediave zvicerane nuk janë për t’u habitur.

Në “20 Minuten” shkruhet për një “Nati pa ndonjë gjasë”, për një “paraqitje anemike të Zvicrës”. “NZZ” titullon edhe më në mënyrë drastike: “0:3 kundër Italisë është pika më e ulët në epokën e Petkoviqit”. Dhe: “Zvicra nuk pritej të fitonte, por më shumë qëndrueshmëri dhe pasion”, transmeton Shtegu. “Tages-Anzeiger” shkruan: “Zvicra ka pasqyruar një pamje shqetësuese”. Mediat jashtë vendit e vlerësojnë ekipin italian, ekipi kombëtar i Zvicrës kryesisht është injoruar. “Italia depërton në të 16-tën e finales”, shkruan “Bild”. “Zeit” do të thoshte: “Në asnjë minutë të barabartë”. Dhe: “Në ofensivë, skuadra e trajnerit Vladimir Petkoviqit nuk kishte asgjë për të ofruar”.