Emri Albanie është një emër i rrallë në Francë viteve të fundit. Nga viti 1900 deri në 1940, janë identifikuar afërsisht 980 gra me emrin Albanie. Gjatë këtyre viteve, ky emër renditej mesatarisht në pozitën 589. Pastaj, midis vitit 1940 dhe vitit 1980, me këtë emër në Francë u pagëzuan 12, informon Shtegu. Që nga viti 1980, asnjë fëmijë më nuk është pagëzuar me këtë emër. Popullariteti maksimal i emrit Albanie u arrit në vitin 1902, kur ky emër zuri pozitën e 214-të me 70 lindje.

Një nga cilësitë e këtij emri janë shkathtësitë e vendimmarrjes. Albanie është shumë këmbëngulëse, ndërsa dinamizmi është një nga cilësitë më të dukshme të tij.

Njëra nga francezet që mban këtë emër të bukur e të adhuruar nga shumica e francezëve, është edhe Albanie Lartigaut, e cila këtyre ditëve e tejkaloi moshën njëqindvjeçare. Kjo gjyshe e dy nipërve dhe mbesave, i pëlqen fjalëkryqet, lojën ragbi në televizion dhe ndan kujtimet e saj me tre stërnipërit e mbesat e saj.

Asaj i janë dërguar shumë urime për ditëlindjen, ndërsa shumica e komentuesve e kanë lavdëruar për emrin e saj të bukur, duke i dëshiruar një jetë sa më të lumtur.