Një kamerierit në një restorant në Seewalchen am Attersee (rrethi Vöcklabruck) të Austrisë, iu terruan sytë të dielën për shkak të një komenti nënçmues nga një mysafir në lidhje me një futbollist. Kamarieri 58-vjeçar e goditi me kokë mysafirin 25-vjeçar (që të dy ishin të dehur). Austriaku u mbrojt duke e lënduar lehtë më të moshuarin, ndërsa ky i fundit e kërcënoi 25-vjeçarin dhe babain e tij me vrasje, njoftoi të hënën departamenti i policisë së shtetit të Austrisë së Epërme, transmeton Shtegu.

Mosmarrëveshja shpërtheu rreth orës 20:50, kur po luhej një lojë e kampionatit europian të futbollit, që po transmetohej drejtpërsëdrejti në lokal. 25-vjeçari më pas shkoi në shtëpi dhe u kthye me një shkop bejsbolli, duke goditur një dritare. Të dy kundërshtarët janë denoncuar për sulm dhe kërcënim të rrezikshëm.

Shkak i kësaj zënkë sipas mediave austriake, dyshohet të jetë ofendimi i Arnautoviqit që i bëri lojtarit nga Maqedonia e Veriut.