Ai ka dashur të fluturojë për në Barcelonë dhe tani gjendet prapa grilave për 775 ditë. Policia federale gjermane arrestoi një person që ishte kërkuar nga zyra e prokurorit publik në Kiel, që nga viti 2015, me një urdhërarresti në Aeroportin e Hamburgut. 31-vjeçari u identifikua të dielën pasdite rrugës për në Spanjë, siç njoftoi të hënën policia federale, transmetzon Shtegu. U zbulua se shqiptari ishte dënuar me dymbëdhjetë vendime gjyqësore, me burg prej tre vjet e gjashtë muaj, për vjedhje të rëndë.

Pas vujatjes së një pjese të dënimit të tij, shqiptari ishte dëbuar në Shqipëri për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit. Meqenëse ai asnjëherë nuk e vu7ajti dënimin e tij në Shqipëri, ai tani duhet të qëndrojë prapa grilave për ditët e mbetura të dënimit të tij.