Magjistri i diplomacisë nga Shkupi, Rilind Dauti ka dhënë një propozim inreesant lidhur me pamjen e re të flamurit të Maqedonisë së Veriut. Sipas tij, ky flamur do ta përfaqësonte më saktë realitetin demografik të këtij shteti. Ja edhe psotimi i tij i plotë në Facebook:

“Një propozim për flamur të ri që do ta përfaqësonte më saktë realitetin demografik të këtij shteti.

Shpjegimi i këtij diagrami të bërë në mënyrë amatore nga unë:

Nijansa e të verdhes merret nga flamuri aktual i Maqedonisë së Veriut;
E zeza është e përbashkët te flamuri kombëtar shqiptar dhe flamuri i organizatës VMRO.
Në këtë mënyrë fitohet një flamur shtetëror që do të respektohej nga të gjithë.
Lirisht jepeni mendimin tuaj mbi këtë propozim”.