Gjykata e Rrethit në Baden dënoi me 17 vjet burg personin që theri xhaxhain e gruas së tij në Killwangen në vitin 2019. Kundër këtij vendimi, I akuzuari e mbron vetveten. Ai e ka çuar çështjen në gjykatën më të lartë.

Rreth një muaj më parë, Gjykata e Rrethit në Baden e dha vendimin e saj. Vrasësi nga Killwangen duhet të shkojë në burg për 17 vjet. Ai duhet t’i paguajë familjes së viktimës rreth 650 000 franga.

I akuzuari mbron vetveten kundër këtij dënimi. Gjatë gjithë kohës ai kishte pohuar se nuk e kishte kryer vrasjen dhe kishte kërkuar pafajësi. Tani ai e ka kundërshtuar gjykimin. Kështu që çështja do të shqyrtohet nga Gjykata e Lartë në Aargau. Ende nuk është caktuar data e seancës.

Sipas Gjykatës së Rrethit në Baden, personi në fjalë e kishte therë për vdekje xhaxhain e gruas së tij, informon Shtegu. Natën e 5 majit 2019, ai thuhet se e kishte ndjekur atë nga Schliereni, deri në Killwangen. Para shtëpisë së viktimës ishte shkaktuar një grindje dhe ai e goditi me thikë disa herë. Viktima arriti të kthehej në shtëpi, ku fillimisht u përkujdes nga gruaja e tij dhe më vonë nga ambulanca. Pak më vonë, megjithatë, burri vdiq në spital.
Mbetet e panjohur përse i akuzuari ka mundur ta bëjë këtë vepër. Motivi i munguar nuk ishte vendimtar për vendimin e gjykatës. Madje as që i akuzuari protestoi për pafajësinë e tij. Gjykatësit e bazuan gjykimin e tyre në prova të shumta.

Natën e krimit, viktima ishte ndjekur nga një furgon ngjyrë gri. Në kohën e krimit, i akuzuari e kishte një automjet të tillë. Më vonë në makinën e tij u gjetën gjurmë gjaku. Natën e krimit, telefoni celular i të dyshuarit ishte lokalizuar në Schlieren. Dhe para krimit, i akuzuari e kishte kontaktuar viktimën nga telefoni i tij celular përmes një profili të rremë në Facebook.