Politikanja e Partisë zvicerane SP, Ylfete Fanaj, më 31 maj u bë nënë e Arin Diellit. Ajo dëshiron të kthehet për sesionin e shtatorit.

Presidentja e Këshillit Kantonal të Lucernit dhe politikanja e SP-së, Ylfete Fanaj u bë nënë për herë të parë më 31 maj, informon Shtegu.com. Foshnja Arian Dielli lindi katër javë para kohe, por ashtu si edhe nëna e tij, ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është duke përparuar, konfirmon Ylfetja në një mesazh kur u pyet nga “Surseer Woche”. Fillimi i seancës në 21 dhe 22 qershorit do të drejtohet nga zëvendësi i Ylfetes, Rolf Bossart. Politikani i SVP-së nga Schenkoni është nënkryetar i këshillit dhe mund të zgjidhet pasardhës i Ylfete Fanajt në seancën e qershorit. Ylfete Fanaj tani është në pushim të lehonisë dhe mund të kthehet në seancën e 13, 14 dhe 20 Shtatorit.