Në janar të vitit 2018, policia zvicerane gjeti trupat e dy grave në një apartament në Hausen AG. Tani burri i njërës prej viktimave ishte në gjyq për vrasje.

Gjykata e Rrethit prej pesë anëtarësh në Brugg, të akuzuarin e dënoi unanimisht me burgim të përjetshëm për vrasje të shumta. Përveç kësaj, kosovari dëbohet nga vendi për 15 vjet, informon Shtegu. Në burg ai mund t’i nënshtrohet terapisë ambulatore për pesë vjet. Autoriteteve shqiptare u kërkohet ndihmë juridike për të vendosur një ndalim të shitjes së pasurisë së të akuzuarve në Shqipëri. Të ardhurat nga të dy pronat do të përdoren për hetime dhe shpenzime gjyqësore.

Burri duhet t’u paguajë prindërve të dy grave nga 25 000 franga për secilën. Dëmshpërblime të tjera ai duhet t’u paguajë edhe vëllezërve dhe motrave të dy viktimave, ndërsa secilit nga tre fëmijëve të tij, duhet t’u paguajë nga 40 000 franga.