Apel deri te udhëtaret me avion: Rrini ulur deri sa t`ju vie radha për të dalur. Mos rrini në këmbë të gërbavitur. Meqenëse medoemos duhet me pritur, atehere prit i ulur. Se te avioni nuk mund të kalosh para tjerëve në qoftë se koeridori është i mbushur. Pra prit ulur, e kur të vie radha, dil.
Shko e ulu ku e ke numrin, e mos bën pazarllëqe në avion duke u munduar ta ndërrosh vendin, pasi që vendet me gruan nuk i keni pranë njëri tjetrit.
Ose rezervo dhe paguaj shtesë, ose akcepto vendet dhe ulu ku e ke vendin (se ndoshta edhe gruaja ka nevojë për pak pauzë nga ti).
Mos duartrokit pasi të aterrojë avioni. Kjo gjë thënë thjesht, është praktikuar shekullin e kaluar.
Mos nis biseda me njerëzit e panjohur vetëm se janë ulur pranë teje. Jo secili ka nevojë për derte të reja
Mund të shtoni edhe diçka tjetër që keni vërejtur gjatë udhëtimit!
Autor: Xhevat Merxhani