Të hënën në mbrëmje ishin dëgjuar të shtëna me armë në një lokal në Bazel të Zvicrës. Pas arrestimit, autori i dyshuar ishte rrëzuar përtokë duke e humbur vetëdijen dhe në ndërkohë ka vdekur në spital

Mbrëmjen e së hënës, një shtetas maqedonas kishte shtënë me armë në një restorant në rrugën “Gasstrasse”. Për fat të mirë, askush nuk ishte lënduar. Autori i dyshuar ishte arrestuar. Meqenëse kishte dyshime se ai ishte nën ndikimin e drogës, u thirrën mjeku kujdestar dhe një mjek i urgjencës. Gjatë rrugës për në stacionin e urgjencës, ai e kishte humbur vetëdijen dhe është dashur të rianimohet, informon Shtegu.

Të martën në mbrëmje, spitali universitar njoftoi se autori që në ndërkohë ishte identifikuar, si një shtetas maqedonas 31-vjeçar, kishte vdekur. Indikacionet fillestare se ai ishte nën ndikimin e drogës në kohën e krimit janë konfirmuar.

Për të sqaruar shkaqet e vdekjes, policia për krime urdhëroi prokurorin publik të kryejë autopsinë. Përveç kësaj, studime të mëtejshme toksikologjike kryhen nga Instituti për Mjekësinë Ligjore. Hetimi nuk ka përfunduar ende.