Shqiptarja Alije Veseli është zhdukur në Emmen. Policia e Lucernit tani kërkon ndihmë.
Që nga e hëna në mëngjes, Alije Veseli është zhdukur në Emmen në Kantonin e Lucernit. 51-vjeçarja u largua nga vendbanimi i saj midis orës 6.10 dhe 9.45 të mëngjesit. Që nga ajo kohë, nuk dihet vendndodhja e saj.
Alije Veseli është e gjatë rreth 170 centimetra dhe me shtat të mesëm, informon Shtegu. Ajo ka flokë ngjyrë kafe, deri në shpatulla dhe sy kafe. Veshja e saj nuk dihet.
Personave që mund të japin informacion në lidhje me vendndodhjen e të zhdukurës, u kërkohet të kontaktojnë policinë e Lucernit në 041 248 81 17.