Shtetasi kosovar Korab T. (57), akuzohet për vrasje të dyfishtë: Ai vrau bashkëshorten e tij (38) dhe motrën e saj (31) në Hausen të Zvicrës. Prokurori dëshiron ta shohë atë pas hekurave për gjithë jetën

Është një akt i tmerrshëm që Gjykata e Rrethit në Brugg AG do të duhet ta dëgjojë nga e hëna. I akuzuari është Korab T. (57), i cili thuhet se kishte goditur me thikë bashkëshorten e tij (38) dhe motrën e saj (31) në Hausen AG, më 8 janar 2018. Prandaj, kosovari duhet të përgjigjet për vrasje të shumëfishtë. Për arsye të hapësirës dhe sigurisë, procesi zhvillohet në sallën polivalente në Hausen.

Sipas aktakuzës, çifti kishte probleme: Bashkëshortja e kishte raportuar Korabin për sulm në janar të vitit 2017 dhe donte të divorcohej.

Përveç kësaj, sipas aktakuzës, Korab T. besonte se bashkëshortja e tij mund të kishte kontakte seksuale me burra të tjerë. Kështu që ai e vëzhgoi, për të pasur dëshmi. Për ta bërë këtë, ai fshehu një celular në makinën e saj dhe e gjeti atë me “Find My iPhone”. Dhe zbuloi se ajo u takua me një burrë dy herë në një ndërtesë të zbrazët. Ose burra të tjerë në një klub.

Prokuroria supozon se Korab T. e detyroi bashkëshorten e tij të hiqte dorë nga planet e saj të divorcit më 7 janar 2018 – por pa sukses. Dyshohet se ai kishte vendosur ta vriste atë të nesërmen në mëngjes, shkruajnw mediat zvicerane, transmeton Shtegu. Ai priti derisa fëmijët të shkonin në shkollë. Pas kësaj Korab T. dyshohet se ka vrarë gruan e tij me dy goditje me thikë me një gjatësi tehu prej 20 centimetra.

Korab T. dyshohet se ka rrahur edhe të motrën e bashkëshortes derisa e ka humbur vetëdijen dhe më pas e ka goditur tre herë me thikë në gjoks, duke e lënë të vdekur, pasi sipas prokurorisë, ajo mund të ishte një dëshmitare e bezdisshme.

Pas krimit, Korab T. plagosi vetveten në zonën e gjoksit – dhe vuri një thikë tjetër në dorën e motrës së bashkëshortes së tij. Për të inskenuar një sulm që ia kishin bërë gratë.

Për prokurorin publik është e qartë: Korab T. veproi “veçanërisht i paskrupullt”. Ai duhet të marrë burgim të përjetshëm, 15 vjet dëbim nga vendi dhe terapi ambulatore. Sipas raporteve, ai ka një “çrregullim depresioni”. Ai tashmë është në paraburgim.
Vendimi do të shqiptohet gjatë kësaj jave.