Pavarësisht nga zbutja e masave nga Këshillit Federal zviceran, të shtunën është paralajmëruar një demonstrim ilegal kundër masave të koronavirusit. Nëpër platformat përkatëse, për këtë janë duke u regjistruar persona nga e gjithë Zvicra. Qyteti dëshiron ta “kundërshtojë grumbullimin e personave”.

Të shtunën, një demonstrim në shkallë të gjerë kundër masave të qeverisë federale Covid do të zhvillohet në Bern. Një numër i konsiderueshëm i zviceranëve frankofonë e kanë paralajëmruar pjesëmarrjen e tyre në bisedat përkatëse thirrje të ndryshme për Sëiss Freedom Rally, informon Shtegu.com. Sipas një parashikimi, organizatorët shpresojnë në 50 000 demonstrues. Ku dhe kur do të mblidhen pjesëmarrësit në demonstratë, do të bëhet e ditur vetëm disa orë para ngjarjes. Ngjarja nuk është miratuar nga organet kompetente.

Qyteti i Bernës është i vetëdijshëm për mobilizimin e planifikuar. Në një njoftim publik, organizatorët ftohen që «të mos kryejnë tubimin e planifikuar të paautorizuar kundër masave të koronavirusit në Bernë». Këshilli komunal përkujton se ende është kufiri i tubimit të 100 personave – madje për ngjarjet private kufiri është 15 persona.