Shtetasit zviceranë që jetojnë jashtë Zvicrës, nuk kanë të drejtë pa sigurim shëndetësor për një vaksinim Covid në vendin e tyre. Personat e prekur ndjehen të lënë në baltë. BAG-u është duke shqyrtuar një zgjidhje.
Në fakt, rruga drejt vaksinimit kundër koronavirusit është e vështirë për zviceranët që kanë lënë prapa shtëpinë e tyre të vjetër. Meqenëse shumica e tyre nuk janë më të siguruar këtu, ata nuk kanë të drejtë për një vaksinim Covid në Zvicër. Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) shkruan në faqen e saj të internetit se vaksinimi për shtetasit zviceranë jashtë vendit duhet të bëhet në vendbanimin e tyre.
Ueli Landolt gjithashtu është prekur nga kjo rregullore. Tani e disa vite me radhë, zvicerani nga Cyrihu ka jetuar në veri të Shqipërisë, shumë kohë kalon në Lepushë (Kelmend). Ai ka ndërmarr disa aktivitete për zviceranët që jetojnë atje dhe për shqiptarët që kanë një lidhje të ngushtë me Zvicrën, ndërsa është edhe president i klubit zviceran. Në të njëjtën kohë, ai merret edhe me turizëm dhe vizitorëve ua tregon peisazhin antik. Aktualisht, ai banon në Tiranë.
Ueli ndihet i përjashtuar nga kjo rregullore, duke pohuar: “Zviceranët jashtë vendit janë viktima të krizës së koronavirusit: Ata nuk kanë të drejtë për një vaksinim në Zvicër, edhe nëse kalojnë disa muaj në vendin e tyre të lindjes. Ka edhe shumë që kanë sigurim shëndetësor vullnetar në Zvicër. Por edhe kjo nuk njihet. Kjo më duket tronditëse.
Shumë zviceranë janë gjithashtu aktivë në turizëm dhe kanë humbje të konsiderueshme financiare. Në vitet normale, turistët shpesh ofrojnë shërbime korrierësh për komunitetin zviceran jashtë vendit. Fatkeqësisht, kjo nuk është më e mundur. Posta zyrtare është për fat të keq shumë e pabesueshme dhe ajo private, e shtrenjtë. Gjithashtu edhe ambasadat refuzojnë t`i lejojnë zviceranët ta përdorin shërbimin ndërlidhës konsullor. Asnjë përjashtim nuk bëhet as për ilaçet e nevojshme urgjente që nuk janë në dispozicion jashtë vendit”.
BAG konfirmon se nuk është planifikuar asnjë vaksinim për shtetasit zviceranë jashtë vendit që nuk kanë sigurim shëndetësor në Zvicër, informon Shtegu.com. Por kjo duhet të hetohet. “Çështja e vaksinimit në Zvicër për zviceranët jashtë vendit që nuk kanë sigurim të detyrueshëm shëndetësor dhe nuk kanë qasje të vështirë në vaksinimin në vendin e tyre të qëndrimit për shkak të situatës së të drejtave civile, aktualisht është duke u sqaruar”, thotë zëdhënësi i BAG Grégoire Gogniat.
Ndryshe nga Zvicra, në pjesë të caktuara të Gjermanisë mund të vaksinohen edhe shtetas të huaj pa një kompani gjermane të sigurimeve shëndetësore ose një vendbanim në Gjermani. Për shembull, nëse punoni në Gjermani dhe i përkisni një grupi profesional “që ka të drejtë për vaksinim sipas përparësisë së parë, të dytë ose të tretë”, siç thotë Ministria e Çështjeve Sociale dhe Integrimit Baden-Württemberg. Një shembull klasik është një mësues zviceran që jeton në Zvicër por jep mësim në Baden-ëürttemberg. Mësuesit janë të autorizuar të vaksinohen në Baden-Württemberg.