Arian-Berisha-ku2F-656x240-DERWESTEN

Arian Berisha erdhi në Gjermani si fëmijë. Ai e përshkruan rrugën e gjatë nëpër të cilën është dashur të kalojë, në mënyrë që Gjermania të bëhej vendlindja e tij e re. Ishte një natë e errët, e ftohtë dhe e turbullt. Një grup prej refugjatësh të huaj qëndrojnë në mes të natës në një pjesë malore të kufirit gjermano-çek. Në mesin e tyre është edhe katërvjeçari Arian Berisha. Familja e tij është në arrati para varfërisë së skajshme dhe kërcënimit të luftës. Ata vijnë nga Kosova dhe dëshirojnë të shkojnë për në Gjermani, për në Berlin. Me ndihmën e mjegullës dhe errësiërës, gjatë natës, ata e kishin kaluar kufirin në këmbë. Një ngjarje që tashmë kishte shënuar 22-vjetorin. Sot, Arian Berisha është në Gjermani dhe është i angazhuar si përkthyes në një shkollë fetare për refugjatë, të cilët aktualisht kërkojnë strehim në Gjermani. 

Ariani përkujton fëmijërinë e tij të tmerrshme

„Kishim vetëm tre valixhe me veti, asgjë më tepër dhe në stacionin e Berlin arritëm plotësisht të ndytë“, përkujton Berisha. Në rrëfimet e tij janë të përziera kujtimet e tij personale të fëmijërisë dhe rrëfimet e prindërve të tij. E ëma Nexhmija dhe babai Neziri, së bashku me Arianin dhe vëllai e tij më të vogël Emranin kishin arritur në Gjermani, së bashku me rreth 15 refugjatë të tjerë. „Në stacionin e trenit, ata u pritën nga familjarë e miq që tashmë ishin duke jetuar në Gjermani. Edhe ne ishim aty, por nuk dinim nga t`ia mbanim pasi nuk dinim asnjë fjalë gjermanisht. Babai më tregon se një taksist na kishte vërejtur dhe duke u kuptuar përmes duarve e këmbëve, babai arriti të merret vesh me te disi, duke na bashkuar me një teze në Bremen“, rrëfen Ariani 26-vjeçar. Mu për këtë, ai tashmë dëshiron tu ndihmojë të gjithë atyre të cilët kanë ardhur në Gjermani dhe ata të cilët kanë probleme, të komunikojë me ta. Për momentin, në këtë shkollë janë të angazhuar dhe të gatshëm për ndihmë nëntë përkthyes, ndërsa Ariani përkthen letra dhe dokumentacion nga gjuha shqipe. “Pasi parashtruam kërkesën për azil, fillova të shkoj në shkollë, por prindërit e mi nuk mund të më ndihmonin pasi nuk kuptonin gjermanisht. Edhe ai me siguri ka dashur ndonjë ndihmë nga kjo shkollë dhe nuk ka pasur kush t`i ndihmojë. Prandaj, unë jam me dëshirë këtu, pasi personalisht i kam përjetuar brengat e refugjatëve të sotëm”, përfundon Ariani. Momentalisht, kosovari i ri është duke trajnuar në një shkollë profesionale të ekonomisë e adminstratës.