Ështe duke u zhvilluar gjykimi për vrasjen që ndodhi më 12 dhjetor të vitit të kaluar, kur jetën e humbi 33-vjeçarja M.M., nga Kosova, që u vra nga kunati i saj në Gjermani, i cili kishte shkuar te shtëpia e ish-gruas së tij. I dyshuari kishte plagosur edhe vëllain e tij, 38-vjeçarin F.S.

Mësohet se M.M. dhe F.S., në shtëpinë e ish-kunatës kishin shkuar për të ndërmjetësuar që ta shpëtojnë martesën e saj, e më pas krimi ka ndodhur po aty.

“Tre fëmijët e mi janë nën trajtim psikologjik. Ata duhej të shikonin duke vdekur nënën e tyre”, thotë F.S. (38) dhe shikon me urrejtje bankën e të akuzuarve.

Që nga e marta, aty është ulur vëllai i tij A.S. (49). Shqiptari nga Kosova duhet të përgjigjet për vrasje, në Gjykatën e rrethit në Bielefeld. Ai kishte vrarë kunatën e tij M. (33) dhe gjithashtu kishte qëlluar vëllain e tij. Tani për tani, ndaj akuzave ai dëshiron të heshtë.
Një gjë është e sigurt: Më 12 dhjetor 2020, A.S. hyri në apartamentin e akoma gruas së tij B. (44) në Löhne, në mbrëmje me një çelës dublikat. Ai kishte një armë dhe një shkop dhe donte të hakmerrej. Disa javë më parë, ajo e kishte dëbuar burrin e dhunshëm dhe të pakontrollueshëm nga banesam shkruajnë mediat gjermane, transmeton Shtegu.com.

Ditën e krimit, F.S., gruaja dhe tre fëmijët e tij (13/12/14) vizituan kunatën e tyre. Ata donin të mbështesnin gruan dhe fëmijët e saj që vuanin nga ndarja.

Kur A.S. hyri në banesë krejt papritur, situata menjëherë u përshkallëzua. “Ai po debatonte me djalin e tij në korridor. Kur u ngrita, ai tërhoqi armën dhe më qëlloi. Gruaja ime donte të më ndihmonte. Pastaj e qëlloi nga një distancë e afërt”, thotë me lot në sy F.S..

Ai e kishte mposhtur vëllain e tij në banesë dhe e kishte rrahur deri pa ndjenja. A.S. gjatë përleshjes e qëlloi vetveten në krah dhe u desh të reanimohej në vendin e ngjarjes. Gruaja e tij kaloi pa lëndime.
Të pandehurit i kanoset burgim i përjetshëm. Procesi vazhdon.