Kundërshtarët e masave të koronavirusit shpesh demonstrojnë me flamuj dhe kambana zvicerane. Një aktivist shqiptar i quajtur “Shipi”, tani dëshiron të entuziazmojë të huajt për demonstrata.

Një video e një skeptiku të koronavirusit që e vetveten e ka pagëzuar me nofkën “Shipi”, po qarkullon aktualisht në Telegram dhe Facebook. Në një video katërminutëshe, “Shipi” u drejtohet “shqiptarëve, turqve, arabëve dhe njerëzve me lëkurë të errët” dhe kërkon që ata t`u bashkohen demonstratave kundër masave të Qeverisë Federale zvicerane për koronavirusin. “Ne po zhytemi në një diktaturë dhe askush nuk e vëren”, thotë në videon e tij “Shipi”.

Prindërit e të huajve që jetojnë në Zvicër ikën “pikërisht nga kjo mbeturinë”: “Nga diktaturat dhe komunizmi për të na dhënë një jetë më të mirë”, shkruan “20 Minuten”, transmeton Shtegu.com. Shipi më tej shpjegon në video se ai merr pjesë në “absolutisht çdo demonstratë në Zvicër” – por ai i sheh vetëm zviceranët në tubime: “Kjo nuk mund të jetë e besueshme”, thotë aktivisti. “Armiku ynë nuk është qeveria, por diktatura që qëndron pas saj”, thotë në videon e tij “Shipi”. Më në fund, ai gjithashtu bën thirrje në gjuhën shqipe për “rezistencë”.

Shumica e të huajve të rinj e kanë përkrahjen e “Shipit”.