Dy vëllezër binjakë suedezë janë bërë emblematikë të kufizimeve të udhëtimit në Europë. Të ndarë nga një kufi i bardhë, ata takohen çdo javë në një urë kufitare midis Norvegjisë dhe Suedisë.

Të takohesh një herë në javë në urën kufitare midis Suedisë dhe Norvegjisë: Secili sjell një karrige kampimi dhe ushqim. “Pandemia nuk na ndaloi të shihemi”, thotë Pontus Berglund. Për rreth një vit ai është takuar në urë me vëllain e tij Ola, i cili 40 vjet më parë, për shkak të dashurisë u zhvendos në anën norvegjeze të fjordit që ndan të dy vendet.
Të pajisur me karrige kampimi, termos dhe sanduiçe, dy 73-vjeçarët kalojnë çdo të shtunë në erë dhe mot në Urën Svinesund.

Ata gjithashtu te ura e festuan ditëlindjen së bashku. Zakonisht ka vetëm 30 minuta me makinë midis vëllezërve, në të vërtetë ata e shohin njëri-tjetrin rregullisht, informon Shtegu.com. Pandemia e koronavirusit dhe kufizimet e lidhura të hyrjes, kanë ndryshuar gjithçka: “Nuk na lejohet të kalojmë kufirin. Unë duhet të mbaj një distancë prej një metër në anën time dhe ai duhet ta mbajë atë në anën e tij”, shpjegon Ola. Një vijë e thjeshtë e bardhë shënon kalimin kufitar midis të dyve.

Ola dhe Pontus Berglund janë bërë të famshëm rajonalë. Disa njerëz vozisin deri në pesë orë për të shpreour ndonjë foto me vete në urë. Bile një herë, ata e përdorën vendin e tyre të takimit si “kontrabandistë” për të sjellë një qenush të lindur në Suedi, në familjen e tij të re në Norvegji, thonë ata.