Pas një përpjekje për të prerë kokën e një kundërshtari, një person nga Herne, të premten u dënua me nëntë vjet e gjysmë burg. Sipas vendimit, i pandehuri u përpoq t`ia pret kokën një të njohuri, nën konsumim të drogës në nëntor të vitit 2020. Viktima ishte plagosur në mënyrë kritike dhe ka mundur të shpëtohej vetëm përmes një operacioni urgjent, informon Shtegu.com. Kosovari 26-vjeçar kishte bërë pranimin e gjerë të veprës në Gjykatën e Bochumit, por gjithashtu përmendi boshllëqet në kujtesën e tij. Pas krimit, ai ishte arratisur në Holandë, ku disa ditë më vonë u arrestua. Vendimi është vrasje në tentativë.