Foto simbolike

Pasditen e djeshme rreth orës 16.15, dy gra nga Maqedonia e Veriut të moshës 24 dhe 48-vjeçare, fillimisht u futën në një zënkë verbale, në një parking në zonën ‘Neue Wiese’ në Eisenach të Gjermanisë.

Si rezultat i kësaj, pasoi edhe një sulm fizik, me ç`rast 48-vjeçarja pësoi lëndime të lehta dhe më pas u desh të mjekohej në spital, informon Shtegu.com.

Policia është duke hetuar rastin, deri në ndriçmin e plotë të tij.