Sipas një studimi aktual nga Gjermania, konsumimi i alkoolit tek adoleshentët dhe të rriturit e rinj gjatë pandemisë është rritur, në disa raste ndjeshëm. Në një sondazh të vitit 2020, edhe “Blaue Kreuz Bern-Freiburg-Solothurn” gjithashtu e konstatoi këtë trend. Fushatat e parandalimit publik në Biel, Bernë dhe Worb tani synojnë të rrisin ndërgjegjësimin për çështjet e alkoolit. Të gjithë ata që marrin pjesë marrin një pije joalkoolike dhe mund të fitojnë një çmim kryesor atraktiv.

Një studim i publikuar në prill të vitit 2021 nga Instituti i hulumtimit të tregut `forsa` nga Gjermania, tregon se kriza e koronavirusit kryesisht ka një ndikim negativ në konsumimin e alkoolit tek adoleshentët dhe të rriturit e rinj. Ata pinë dhe konsumojnë më shumë. Një sondazh nga “Blaue Kreuz Bern-Freiburg-Solothurn” midis nxënësve të shkollave të mesme në vitin 2020, gjithashtu e konfirmon këtë trend. Një rrezik i madh është se konsumimi i tepërt gjatë një kohe krize mund të bëhet shpejt një shprehi.

Fushata parandaluese në vendet publike

Një qëndrim parandalimi mbi temën e alkoolit do të ofrohet në tre vende publike, midis majit dhe shtatorit për të rritur ndërgjegjësimin e popullatës. Në fokus, një pikë e nxehtë gjithashtu do të jetë edhe ngasja e automjetit nën ndikimin e alkoolit. Palët e interesuara kanë mundësinë të përfundojnë një kurs dhe të luajnë një kuiz. “Me fushatën, ne duam t’u mundësojmë të gjithë pjesëmarrësve të reflektojnë në konsumin e tyre personal, në një mënyrë pozitive”, thotë Eliane Krättli nga Kryqi i Kaltër zviceran. Të gjithë ata që marrin pjesë në fushatë do të marrin nga një pije joalkoolike. Përveç kësaj, në shtator do të jepet një çmim kryesor atraktiv në mesin e gjithë pjesëmarrësve.

Aksioni zhvillohet këtu:

Në Bärenplatz në Worb më 1/8/29 maj, 2021
Në sheshin qendror në Biel më 7/21/28 maj 2021
Në Waisenhausplatz në Bern në 25 qershor, 21/27 gusht, 21/17 shtator, 21

Për pyetje:
Eliane Krättli
Specialiste e preventivës
078 666 76 57
eliane.kraettlli@suchtpraevention.org

Informacion shtese:
Sondazhi i Forsa 2021, Gjermani
https://www.kkh.de/presse/pressemmeldung/konsum
Deklaratë për shtyp Blaue Kreuz Bern-Freiburg-Solothurn për konsumimin e rritur të alkoolit dhe duhanit
https://besofr.blaueskreuz.ch/news/news-detail/berner-jugendliche-konsumieren-mehr-alkohol-und-tabak

Eliane Krättli, Fachmitarbeiterin Suchtprävention
Tel. 078 666 76 57, eliane.kraettli@suchtpraevention.org

Blaues Kreuz Bern – Solothurn – Freiburg, Fachstelle für Suchtprävention Bern
Freiburgstrasse 119, 3008 Bern
Tel. 031 398 14 50, www.be.suchtpraevention.org
RSS-FeedTwitterYouTubeWordPress