Ministri Cassis i tronditur nga ngjarja

Sekretarja e parë e Ambasadës zvicerane në Iran, ka rënë nga banesa e saj shumëkatëshe për arsye që janë ende të paqarta

Sipas raporteve të mediave iraniane, një punonjëse e Ambasadës zvicerane në Teheran, ka humbur jetën gjatë një rënie nga banesa e saj në një ndërtesë shumëkatëshe, në rrethin Kamranieh. Sipas agjencisë iraniane të lajmeve Mehr, gruaja 51-vjeçare është sekretarja e parë e ambasadës. Policia u alarmua të martën në mëngjes. Në këtë moment, zviceranja kishte qenë e vdekur tashmë “për një kohë”.

Departamenti i Jashtëm zviceran EDA konfirmoi për mediat se një punonjëse kishte vdekur gjatë një aksidenti, transmeton Shtegu.com.

“EDA konfirmon që një punonjëse zvicerane në Ambasadën zvicerane në Teheran, të martën kishte një aksident fatal. EDA dhe kryetari i saj, këshilltari federal Ignazio Cassis, janë të tronditur nga vdekja tragjike dhe familjes i shprehin ngushëllimet e tyre të thella”.

Këtë e ka deklaruar zëdhënësi i EDA-s Pierre-Alain Eltschinger. Autoritetet zvicerane janë në kontakt të vazhdueshëm me familjen dhe autoritetet iraniane. Në lidhje me rrethanat e vdekjes nuk u dha asnjë informacion, duke përmendur mbrojtjen e të dhënave dhe privatësinë.

Zvicra jo vetëm që përfaqëson qëllimet e saj në Iran, por edhe interesat diplomatike të SHBA-ve. Marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Teheranit u ndërprenë menjëherë pas Revolucionit Islamik të vitit 1979.