Në ndeshjen e së premtes midis KB Shkupi dhe Partizan Vodno Sans, në kuadër të çerekfinales së playoff-it në Ligën e Dytë të Basketbollit të Maqedonisë, për pak sa nuk ndodhinjë tragjedi e vërtetë.

4,37 para përfundimit të ndeshjes, pas një dueli nën shportën e ekipit nga Çairi, lojtari i Partizan Vodno Sans, Stefan Donakovski u ligështua në fushë dhe ra si i kositur. Arbitrat nuk e vunë re se çfarë po ndodhte, por nga pankina e Shkupit reaguan shpejt, veçanërisht trajneri dhe njeriu i parë i klubit, Enver Miftari që vrapoi dhe ndihmoi lojtarin kundërshtar, dhe kështu parandaloi më të keqen.

Pas disa minutash ndërhyrjeje, Donakovski u mor nga palestra me një karrocë dhe me siguri u dërgua në klinikën në Autokomandë ku mori një infuzion dhe aktualisht është mirë, informon Shtegu.com.

Stefan Donakovski, tashmë ndjehet mirë dhe është lëshuar për mjekim në shtëpi pasi kaloi disa orë në ambulancën në Avtokomandë.

“Ai mori një infuzion dhe është lëshuar në shtëpi. Për momentin gjithçka është në rregull me të dhe unë jam i kënaqur që kjo situatë e pakëndshme përfundoi mirë. Stefani kishte ditë të vështira, por nuk i tregoi askujt sepse ndjeu një dëshirë të madhe për të luajtur kundër Shkupit dhe për të ndihmuar në gjysmëfinale.

Me këtë rast, unë do të doja të falënderoja dhe t`u shpreh mirënjhohje mjekëve të ndihmës së shpejtë që mbërritën në palestër për disa minuta, dhe pastaj qëndruan me Stefanin për një orë e gjysmë për çdo rast. Gjithashtu, menaxhmenti dhe basketbollistët e Shkupit, posaçërisht Enver Miftari, bënë gjithçka që munden për të ndihmuar dhe i falënderoj dhe i përgëzoj për këtë”, tha njeriu i parë i Partizan Vodno Sans, Goran Andreevski.

Pa Donakovskin, mysafirët luajtën fundin dhe arritën në fitoren që i sjell ata në gjysmëfinale të playoff-it në Ligën e Dytë.

VIDEON mund ta ndiqni KËTU