Nxënësit e Shkollës Shqipe Ostermundigen nga Berna, të mërkurën vizituam Ambasadën e Kosovës në Bern. Ata u pritën në një ambient mjaft të ngrohtë nga Shkëlqesia e Tij, ambasadori Sami Ukelli dhe stafi i tij diplomatik.

Për një moment, nxënësit dhe mësuesja Ida Jashari, sikur kishin ndjenjën se po qëndronin në Kosovë. Me këtë rast, një falënderim u dedikohet edhe kryesisë së Këshillit të Prindërve dhe nënave të nxënësve që iu bashkëngjitën kësaj vizite, e të cilat çdoherë janë të gatshme për bashkëpunim!

Në fund të takimit, ambasadori i porositi nxënësit që ata të mos e harrojnë gjuhën shqipe duke i përkujtuar se me suksesin, sjelljet e mira, punën e tyre të zellshme bëhen homologët e tij më të mirë në diasporë. (Shtegu.com)