Heroizmi i dëshmorit Zekirija Dardhishtës nga lagjja e Dizhonit në Shkup, por me prejardhje nga fshati Kërbliq i Kaçanikut është aq i madh, sa që atij i është kënduar edhe këngë nga dueti i njohur shqiptar, Ajrulla Emini dhe Selim Haliti. Me rastin e përvjetorit të 22-të të rënies së tij heroike në betejën e lavdishme të Koshares, në muajin prill të vitit 1999, familjarët edhe më tej e kujtojnë me mall dhe dashuri këtë djalosh që në lulem e rinisë nuk hezitoi t`ia falë jetën atdheut, duke u shndërruar në udhërrëfyes të vërtetë të martirizimit për liri.

Zekirijai në asnjë moment nuk dyshoi në luftën e pastër dhe të çiltërt të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për lirinë e Kosovës. Gjatë krizës së refugjatëve kosovarë në Maqedoni, pasi ndihmoi fuqishëm në përkujdesjen e tyre, më 28 shkurt të vititi 1999, pa hamendje u nis në betejën e lavdishme të Koshares, ku më 16 prill të po të njëjtit vit, ra në fushën e betejës, për të mos vdekur kurrë. Ai gjithnjë ka qenë i etur për t`i luftuar padrejtësitë ndaj shqptarëve, të cilat i përjetoi edhe në armatën famëkeqe të ish Jogosllavisë në Bosnje.

Aty ai e kuptoi se padrejtësitë që po u bëheshin shqiptarëve, ishin të pranishme në të gjitha trojet e banuara me shqiptarë në ish Jugosllavi dhe për të kontribuar sadopak në luftën e drejtë të shqiptarëve ndaj okupatorit serb, Zekirijai niset sypatrembur në betejën e lavdishme të Koshares.

O per mbi vorre o trimav t’Koshares
o pikoj loti o i nje nane
Qan nan Habibja,Zekirjain trim
o qe Kosoves ja fali rini

O zet e kater djalo pa
i mbush
o rroke mamzer biro rroke pushk
o darsmen tande ende pa e nis
te thiri Kosova krushk i liris

O shum te fale nanes me mi qu
te fala nanloke se ne Kosov kam shku
o qonja nanes shenjen UÇK o per Kosov loke m kishe le

O dymdhjet dit edhe dymdhet net o n’at Koshare pushka po kerset
o luft e madhe o me sllav barbar
o plumbat e rand Zeken e kan marr

o un po vdes o ju shok te mi
o ne paqit yner ju e gzofshit lirin
o tan Kosova me motra e vllazni oho un po bahem deshmor per liri

o Shum te fala babes me mi qu te fala bablok se shum t’kam nderu
hoqi or’n e dores shokve jau ka dhan
mos me qaj o bab mos me qaj oj nan

o shum te fala Shkupi me mi qu
o mahalles tem Dizhonit o ku jam burrnu
o atje u rrita atje jam trimnu
o thuni Zeka shum ju ka nderu

o djal i rri o me zemer t’madhe
Zekirja Dardhishta trimi i ksaj ane
O me Respekt vlla ty na dot kujtojm
o vepren tande kurr nuk e harrojm