Gjykata policore e Gjenevës, të enjten dënoi tre persona që rrahën një gjyqtar, gjatë një ndeshje futbolli amator të ligës së pestë në shtator të vitit 2018

Karton i kuq! Drejtësia e Gjenevës vendosi të enjten të godasë ashpër dhe të dëbojë nga Zvicra për 5 vjet, tre lojtarët që kishin rrahur një gjyqtar në shtator të vitit 2018. Të pandehurit u shpallën fajtorë për sulm, njëri prej tyre gjithashtu u dënua për kërcënime dhe fyerje. Përveç dëbimit, ata u dënuan edhe me kusht me burg prej 15 muajsh, dy herë me nga 12 muaj.

Për gjykatësit e Gjykatës policore në Gjenevë, tre ish-futbollistët vepruan për “motive egoiste, duke treguar zemërim të keqkontrolluar”. Situatat familjare të të pandehurve, të gjithë baballarë të familjeve, njëri që kujdeset për një fëmijë me epilepsi dhe tjetri për një grua të sëmurë, nuk peshuan rëndë në ekuilibër, informon Shtegu.com. Gjykatësit vendosën që interesat personale të tre të dënuarve me kombësi kosovare, nuk justifikonin heqjen dorë nga dëbimi nga territori zviceran. Dy nga sulmuesit kanë njoftuar tashmë se do të apelojnë vendimin.

“Klienti im është lehtësuar që është vlerësuar si viktimë”, u përgjigj Xavier Rieder, avokat i gjyqtarit. Pa ndonjë befasi të madhe, autoritetet kantonale të futbollit e kanë mirëpritur pozitivisht verdiktin fajtor. “Duam që ky sanksion të ketë një efekt tronditës”, tha Kazim Uysal, presidenti i Unionit të gjyqtarëve të Gjenevës. Për homologun e tij nga Shoqata e futbollit kantonal, Pascal Chobaz, “mesazhi është i qartë, një fushë nuk është një zonë e jashtëligjshme”.