Policia federale gjermane, të martën ka hetuar disa shtetas shqiptarë në Rosenheim (6 Prill) dhe më pas i ktheu ata në Austri. Dyshohet se ata janë përpjekur të hyjnë ilegalisht në Gjermani. Tre prej tyre kanë dashur të identifikohen me dokumente të rreme greke.

Të tre shqiptarët, 32, 32 dhe 50 vjeç, ishin në një tren me distancë të gjatë që qarkullon rregullisht nga Verona në Mynih, informon Shtegu.com. Sipas deklaratave të tyre, ata donin të punonin si zejtarë. Askush prej tyre nuk ka pasur një vizë ose lejeqëndrim. Në vend të kësaj, policia federale gjeti tre karta false të identitetit grek kur po kontrollonin bagazhet.

Me sa duket shqiptarët kishin për qëllim të jetonin dhe të punonin si grekë në Gjermani. Ata është dashur ta zbresin nga treni në stacionin Rosenheim. Për prokurimin e letërnjoftimeve zyrtare false, ndaj tyre janë ngritur kallëzime penale si dhe përpjekjen për hyrje të paautorizuar. Sapo përfunduan masat e policisë, atyre iu desh të largoheshin menjëherë nga vendi.

Policia federale paraprakisht ua kishte refuzuar hyrjen edhe dy shqiptarëve të tjerë, 33 dhe 44 vjeç.