Ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë, afaristi dhe humanisti i njohur, Nexhat Shahini nga Saraji i Shkupit. Nexhat Shahini u lind në vitin 1962. Me biznes filloi të merret që nga vitet e nëntëdhjeta, ka tre kompani “Tempo 99” “Baudom” “Baukop”kompani që e përkrahin procesin e ndërtimtarisë. Qendra e veprimtarisë së këtyre kompanive eshte Zona ekonomike e Vizbegut të Shkupit. Nexhati, përkrah ngritjes së kompanive të veta ka meritë shumë të madhe në zhvillimin e zonës së Vizbegut, e cila sot është zona ekonomike më e zhvilluar në Maqedoninë e Veriut, e cila sot ka mbi 20 000 të punësuar. Nexhati i tërhiqte kompanitë të investojnë në këtë zonë të bashkpunojnë mes vete, e që arriti një zhvillim shumë të shpejtë, ku sot ka mbi 400 kompani në funksion të avansimit dhe zgjedhjeve të problemeve të këtyre kompanive. Ai inicoi dhe themeloi shoqaten e afaristëve të Vizbegut. Në fillin ishte kryetar dhe mandej përkrahës i palodhur në aktivitetet e kësaj shoqate për zgjedhjen e problemeve infrastrukturore dhe urbanistike të kësaj zone.

Nexhati gjithashtu ka qenë njëri nga themeluesit e Odës ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore në funksion të përmirësimit të ambientit të biznesit në Maqedoninë e Veriut dhe avansimin e bizneseve të shqiptarëve në Maqedoni.

Nexhati, përkrah angazhimit në biznesin e tij të luftës së pandërprerë (bash pandërprerë) për krijimin e kushteve më të favorshme e të bërit biznes në Maqedoni, e sidomos në Zonën ekonomike të Vizbegut, ai që ne vitet e para të biznesit ka qenë edhe përkrahës i shtresave të ndjeshme në shoqëri përmes aktiviteteve të llojllojshme humanitare, përkrahje të aktiviteteve kulturore-sportive, botime librash e të tjera, aktivitet të cilin e kurorëzoi duke u bërë njëri ndër themeluesit e Fondacionit “Albiz” për të pasur një qasje profesionale ligjore dhe humane. Qasjen e një filantropi siç ishte Nexhati, nuk do ta harrojnë kur studentët që kanë marr bursa, atyre që fondacioni u ndërtoi shtëpi me iniciativë të Nexhatit, libra të botuar, njerëz të shëruar, të përkrahur nga Nexhati përmes fondacionit, shkolla të ndërtuara, Asnjëherë nuk do të harrohet aktiviteti i Nexhatit kur u ndërtua shkolla e re në Sllupçan të Kumanovës, shkolla e re në Gërçec të Sarajit dhe riparimi i shkollave në Derven. Ai gjithashtu inicoi kursin për rrobaqepësi në Saraj, ku sot i gjen shumë vajza e gra të punësuara që edukohen në kurs.

Nexhati se harronte prejardhjen e familjes së tij nga Reka e Epërme dhe kishte nostalgji për shqiptarët e Rekës së Epërme. Çdo studim që bëhej për ata, ai ishte përkrahës i parezervë. Çdo vjet në Saraj organizonte manifestim të familjeve që kishin prejardhje nga Reka e Epërme.
Fizikisht, Nexhat Shahini nuk është më në mesin tonë, por ai do të jetë në zemrat tonë çdoherë, si njëri nga humanistët më të mëdhenj më truallin e Maqedonisë së Veriut. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të, ndërsa Redaksia e Shtegu.com, në bashkëpunim me drejtorin e “Dauti Komerc” (bashkautor i këtij shkrimi), Xhemail Dauti, të gjithë familjarëve dhe të afërmve u shprehin ngushëllimet më të sinçerta.