Heroizmi i tij u shikua qindra mijëra herë nëpër tërë rruzullin tokësor. Çiltërsia e tij prej një arsimdashësi dhe shembulli të një heroi sypatrembur, ishte një nxitje grandioze për t`iu këundërvënë regjimit fashizoid të Millosheviqit. Kur dhuna ndaj shqiptarëve kishte marr përmasa të mëdha, kur popullata në Kosovë po përgatitej t`i kundërvihej në çdo mënyrë regjimit serb, mësuesi Maliq Luzha, jo që e mori guximin të përleshet me policinë serbe, por ai e kishte të lindur këtë virtyt dhe të trashëguar nga familja e tij në fshatin Begracë, më saktësisht në mëhallën Luzha e Poshtme, nga babai Liman Luzha. Njëherit ai është edhe kushëri i Berat Luzhës.

Sot, baca Maliq feston ditëlindjen e tij të 75-të, paksa i anashkaluar nga shteti i Kosovës dhe i harruar për trimërinë e tij që ishte një udhërrëfyes se si duhet të mbrohen vlerat shqiptare. Redaksia e Shtegu.com i uron edhe shumë vite të tjera të lumtura pranë familjes, duke i dëshiruar çdo të mirë në jetë dhe më tepër kujdes nga ana e institucioneve përkatëse ndaj tij. Sidoqoftë, krenaria dhe dinjiteti tij vlejnë më tepër se çfarëdo mirënjohje tjetër.