Pas disa diskutimeve të nxehta rreth rishikimit të AHV-së, Këshilli shtetëror zviceran ka marrë një vendim. Mosha e pensionit për gratë duhet të rritet

Me 30 vota pro dhe 12 abstenime, dhoma e vogël miratoi që mosha e pensionit për gratë të rritet nga 64, në 65 vjeç. Kjo është raportuar nga SRF.ch, transmeton Shtegu.com. Ndërsa partitë e majta si SP dhe të Gjelbrit tentuan të votojnë jo, votat pro erdhën nga e djathta.

Në të njëjtën kohë, gjatë debatit nuk flitej më për moshën e pensionit, por për moshën e referencës. Kjo duhet të jetë 65 vjet për gratë dhe burrat.

Sigurimi i pensioneve në Zvicër është në krizë. Çdo vit rishpërndahen rreth shtatë miliardë franga zvicerane nga të punësuarit në pension. Problemi: Për shkak se shoqëria po plaket, i gjithë sistemi kërcënon të përmbyset. Liberalët e rinj llogaritin që deri në vitin 2045, në fondin e pensionit do të ketë një mungesë prej rreth 200 miliard franga. Këshilli shtetëror ka filluar diskutimet në lidhje me një rishikim të sigurimit të pleqërisë. Disa propozime në grupin e rregullave ishin shumë të diskutueshme. Ndër të tjera, rritja e moshës së pensionit për gratë në 65 vjeç.