Gjatë fundjavës, Zvicra vendosi që burkat të të ndalohen nëpër rrugët zvicerane. Por, sa shqetësohen zotëri dhe zonja zvicerane në lidhje me pamjen e burkës? Dhe si është të jesh e mbuluar plotësisht për një ditë?

Për gazetaren në fjalë, e marta në fakt fillon si zakonisht. Ajo kërkon histori të mundshme që shefit të saj t`i sugjerojë ndonjë temë për zbatim. Një nga idetë e saj: Për shkak të “po”-së së ndalimit të burkas në fundjavë, ajo vendosi të shetisë me një burka dhe t`i shikojë reagimet e njerëzve.

Më vonë ajo do të zbulojë se më mirë do të kishte qenë që të mos e ofronte këtë eksperiment. Në çdo rast, shefi i saj mendoi se ideja është emocionuese. Së bashku me një reporter të “Blick TV” ai e dërgoi atë me një aparat fotografik të fshehur dhe një koleg reporter që e luante rolin e burrit të gazetares dhe që e shoqëronte në mënyrë mbrojtëse.
Pasi vishet me rrobet përkatëse dhe burka, ata nisen për Egerkingen SO. Aty ku lindi nisma për ndalimin e burkave. Qëllimi i tyre ishte të mos provokojnë, të mos bien shumë në sy – ata kanë dashur të sillen sa më shumë që të jetë e mundur siç bën një çift normal mysliman. Misioni fillon pak para mesditës: mikrofoni pa tel është i lidhur dhe burka vihet mbi kokë. Gjithmonë një hap pas “burrit” të saj.

Destinacioni i tyre i parë: McDonald’s. Por edhe hapat e parë asaj i krijojnë probleme. Ajo nuk mund t’i sheh këmbët e saj përmes pëlhurës para syve të saj. Kur e sheh ndonjë shkallë të vogël më përpara, ajo duhet ta tërheq vellon e fytyrës me një dorë dhe të përkul kokën përpara për të parë se ku po shkon. Kaloi nivelin e parë të vështirësisë!

Me një ndjenjë të butë dhe pa fjalë të këqija, tani ata mund të porositin. Ajo patate të skuqura, ai hamburger. Përmes shikimeve të këqija, ata kërkojmë një vend të qetë për të ngrënë. Por kjo nuk është aspak e lehtë, transmeton Shtegu.com. Ajo duhet t`i rrëshqet patatet e skuqura një nga një nën burkën e saj, në gojë. Nga ana tjetër, pirja e ujit është shumë më e lehtë me mantelin.

Pastaj ata largohen. Pas një devijimi të shkurtër në parkingun e qendrës tregtare Gäupark, ku përjetuan vetëm shikime, ata shkojnë në Olten SO, duke shëtitur nëpër rrugica. A do t`u flasë dikush, a do t`i ofendojë apo ndoshta edhe t`i sulmojë këtu?

Ajo e vëren menjëherë se nuk është më nëndonjë vend, por në një qytet. Ka më shumë njerëz, kështu që anonimati aty është më i madh dhe njerëzit janë më të guximshëm. Ata pothuajse e zhveshin me pamjen e tyre, sikur të donin t`ia shqyenin burkën nga koka. Pastaj dëgjon një zë mashkulli. Ai e thërret prapa saj në një kryqëzim në qendër: “Hej, hiqe nga koka!”.

Ajo kthehet, e hutuar dhe sheh një burrë të moshuar duke ngritur duart larg. Ajo nuk i thotë asgjë dhe vazhdon të ndjek “burrin” e saj përtej kalimit të këmbësorëve. Pas pak, për shkak të një semafori një veturë ndalon pranë tyre. Kur e sheh vozitësi, ai e ulë dritaren poshtë dhe thotë i zemëruar: “Kjo është me të vërtetë marrëzi!” Ajo tashmë ishte mësuar me këtë, nuk i thotë asgjë dhe vazhdon.

Ata kthehen në qendër të qytetit. Një burrë në një grup papritmas flet më fort pranë kishës së qytetit. Ai dëgjohet duke thënë: “Kjo është diçka që duhet të pështyhet!” As një sekondë nuk kalon, fjala e dytë vijon: “Perdet e mia në shtëpi janë më të bukura”. Ajo e shikon, por vazhdon përsëri pa asnjë fjalë. Më vonë, ajo u rrëfen shoqëruesve: “Shikimet më dhembin më shumë. Por të paktën ne nuk u sulmuam. Ky ishte shqetësimi im më i madh”.

Ajo kthehet në shtëpi dhe me heqjen e burkës, vjen në përfundim: “Do të preferoja të isha një grua e re e lirë sesa një mbajtëse e burkës e cila është e kufizuar rëndë nga rrobat e saj.