Kafshimi me pasoja afatgjata: Nëntë vjet pas një plaçkitje në Gevelsberg afër Hagen (Nordrhein-Westfalen) në Gjermani, autori u gjet përmes një copë suxhuki falë testit të ADN-së. Siç njoftoi policia të martën, një copë suxhuki i kafshuar në të cilën u gjet ADN-ja, ishte sekuestruar nga hetimi mjeko-ligjor në vendin e krimit në mars të vitit 2012, transmeton Shtegu.com. Atëherë nuk kishte asnjë të dyshuar.
Një krahasim automatik me bazat e të dhënave ndërkombëtare tani çoi në person një 30-vjeçar nga Shqipëria i cili kishte rënë në sy në Francë, për shkak të një krimi të dhunshëm – dhe atje iu desh të paraqiste një mostër të ADN-së. Sipas policisë gjermane, shqiptari u la i lirë në Francë, por tani në Nordrhein-ëestfalen është hapur një procedurë kundër tij.