Këshilli qeveritar i Lucernit dërgon për kosnultim një ndryshim përkatës në ligj. Në të ardhmen, ai dëshiron që të jetë në gjendje të rregullojë shtesat më lehtë
Lucerni ka shtesat më të ulëta familjare në krahasim me Zvicrën Qendrore, njoftoi dje zyra komunale në fillimin e procesit të konsultimit, informon Shtegu.com. Drejtori social Guido Graf (CVP) citohet të ketë thënë se rritja nga 210 në 250 franga në muaj korrespondon me një nevojë dhe është një simbol i politikës sociale dhe familjare. Shtesat për fëmijët deri në moshën 12-vjeçare në Lucern janë në minimum 200 franga në muaj të përcaktuara nga Qeveria Federale zvicerane.
Ndryshimi i propozuar do të kushtojë rreth 3.5 milionë franga në vit në Kantonin e Lucernit. Nëse është e nevojshme, për këtë përqindjet e kontributeve duhet të rriten. Kantoni mbart koston e shtesave familjare për ata që nuk janë në punë fitimprurëse, gjë që rezulton në një barrë shtesë prej 80 000 frangash.
Komunat marrin përsipër mbi gjysmën e kësaj. Përveç rritjes së shtesave, këshilli qeveritar dëshiron të adaptojë ligjin në mënyrë që ai të vendosë për një rritje me urdhëresa në të ardhmen dhe më pas ta revokojë përsëri. Procesi i konsultimit zgjat deri në fillim të qershorit. Ndryshimi në ligj pritet të hyjë në fuqi në 1 prill 2022.