Presidenti i Sirisë Bashar al-Assad dhe bashkëshortja e tij Asma, janë testuar pozitivisht me koronavirus. Thuhet se që të dy janë në gjendje të mirë shëndetësore, njoftoi të hënën zyra presidenciale siriane
Kreu i shtetit sirian dhe bashkëshortja e tij kanë ndjerë “simptoma të lehta” dhe më pas iu nënshtruan një testi PCR. Çifti do të hyjë në karantinë në shtëpi për dy deri në tre javë dhe do të vazhdojë të punojë nga atje.
Kohët e fundit, asgjë nuk dihej në lidhje me ankesat shëndetësore të presidentit 55-vjeçar, informon Shtegu.com. Në gusht atij iu desh të ndërpresë një fjalim në parlament për disa minuta, për shkak të një rënie të lehtë të presionit të gjakut. Presidenti pastaj e vazhdoi fjalimin, siç tha qeveria në atë kohë.
Që nga fillimi i pandemisë, në Siri janë raportuar më shumë se 15 000 infeksione me koronavirus dhe 1 000 vdekje në lidhje me virusin. Organizatat e ndihmës po paralajmërojnë që koronavirusi është duke u përhapur gjithnjë e më shumë, veçanërisht në veriperëndim të vendit.
Asad kishte marrë pushtetin në Siri në vitin 2000 nga babai i tij Hafizi, në moshën 34-vjeçare. Në vend është shkaktuar një luftë civile tashmë dhjetë vite. Trupat qeveritare dhe mbështetësit e Asadit tani kontrollojnë përsëri një pjesë të madhe të vendit.