Ibrahim Berisha zgjidhet deputet në Parlamentin Komunal të Friburgut Në zgjedhjet e 7 marsit që u mbajtën në Zvicër, bashkatdhetari ynë Ibrahim Berisha u zgjodh si këshilltar gjeneral në Parlamentin Komunal të Friburgut me 2 878 vota.

Është një arritje historike e Ibrahimit, pasi është ndër të parët që në këtë post është zgjedhur një deputet shqiptar. Me politikë Ibrahimi ka filluar të merret që nga viti 1992, ndërsa për Partinë Socialiste që nga viti 2009. “Jam me PS-në pasi është partia që i mbron të drejtat e të gjithëve në territorin e Zvicrës, pa marrë parasysh ngjyrën, kombin, fenë apo vendin nga vijnë ata”, thotë Ibrahim Berisha enkas për Shtegu.com.

“Herën e kaluar nuk u zgjodha në Parlamentin Kantonal për mungesë të vetëm 200 votave, por nuk do të dorëzohem dhe do të kandidoj sërish në zgjedhjet e nëntorit, pasi dikush duhet t`i mbrojë të drejtat e shqiptarëve të cilat po shkilen në sfera të ndryshme”, pohoon Ibrahimi, i cili është asistent menaxhimi në sferën e gastronomisë, në komisionin shkollor për çerdhet dhe shkollat fillore.