Të shtunën pasdite, demonstruesit e koronavirusit bënë thirrje për një tubim kundër masave të Qeverisë Federale zvicerane për masat e koronës në Chur. Sipas policisë, deri më tani nuk ka pasur asnjë incident

Shoqata zvicerane “Stiller Protest (Protesta e heshtur)”, të shtunën ka bërë thirrje për një demonstratë kundër masave aktuale të qeverisë federale për koronavirusin në Chur. Organizatori kishte logaritur deri në 1 500 pjesëmarrës. Megjithatë, në fund u tubuan mbi 4 000, siç thotë Roland Hemmi nga Policia e Qytetit në Chur, informon Shtegu.com. Sipas Hemmit, fakti që kaq shumë njerëz janë shfaqur tani, nuk ka asnjë pasojë për organizatorët. Ngjarja u miratua dhe ky miratim nuk ishte i lidhur me një numër pjesëmarrësish.

“Deri në orën 16.00 nuk kishte incidente dhe gjithçka shkoi mirë”, tha Hemmi. Herë pas here u gjetën persona pa maska ​​dhe vëmendja u tërhoq nga masat si pjesë e pranisë së policisë. Roland Hemmi shpjegon: “Bëhet fjalë për proporcionalitet”. Nëse shumica e pjesëmarrësve nuk i përmbahen detyrimit për të mbajtur maskë, për policinë është e vështirë të ndërhyjë . Për më tepër: “Ne duhet të vlerësojmë nëse një ndërhyrje do të çojë në një përshkallëzim të situatës”, thotë Hemmi. Fjalimet ende janë duke u mbajtur. Leja është e vlefshme deri në orën 18.00.

Shoqata “Protesta e Heshtur” në mënyrë të përsëritur organizon tubime me qëllim të shprehjes së pakënaqësisë me masat kundër koronavirusit. Në fund të shkurtit, 1 500 demonstrues u mblodhën në ëohlen AG. Veshja është karakteristike për tubimet e “Protestës së Heshtur”: pjesëmarrësit paraqiten me kostume mbrojtëse për tërë trupin. Ata duan të tregojnë se masat mbrojtëse kundër koronavirusit i konsiderojnë si të tepruara.