Kjo histori mund të vijë nga një skenar i Hollivudit: Së pari Erwin Tumiri i mbijetoi rrëzimit të një avioni dhe pastaj një aksidenti me autobus.

Personi në fjalë ka më shumë sesa thjesht një engjëll mbrojtës! Futbollisti amator, Erwin Tumiri ra me autobus 150 metra në një aksident në Bolivi dhe mbijetoi.

Boliviani kaloi me lëndime të lehta dhe po trajtohet në spitalin lokal. Ai përjetoi fat për herë të dytë – e pabesueshme!

Sepse: Më 28 nëntor 2016, Tumiri i mbijetoi përplasjes tragjike të avionit të ekipit brazilian të futbollit, Chapecoense. Në atë kohë ai ishte në bord si stjuard.

Tumiri ishte rrugës midis Santa Cruz dhe Cochabamba në Bolivinë Juglindore. Ai e njeh mirë këtë rrugë sepse është rrugës për në punë.

Sipas raporteve të mediave, automjeti e humb kontrollin në Colomi dhe bie në një shpat, transmeton Shtegu.com.

Autobusi bie 150 metra dhe me këtë rast jetën e humbin së paku 20 persona. Vetëm disa pasagjerë i mbijetuan aksidentit të rëndë të plagosur – njëri prej tyre ishte edhe Erwin Tumiri.
“Unë u zvarrita, u ula dhe thashë: “Përsëri – nuk mund ta besoj”, citon gazeta “Los Tiempos” djaloshin me fat.