Kafsha e lejuar për t`u vrarë, u qëllua të dielën në rajonin Gantrisch. Roja kantonale e Bernës e hetoi ujkun kur u përpoq të depërtonte në një tufë bagëtish të mbrojtura

Ujku nga Berna i shenjuar si F78, i cili u lejua për t’u vrarë nga Kantoni i Bernës pas më shumë se 35 bagëtish të mbytura, nuk është më gjallë. Një roje i Bernës e gjuajti kafshën të dielën në rajonin Gürbetal-Gantrisch.

Siç njoftoi administrata e kantonit të hënën, kafsha u përpoq të depërtonte në një tufë bagëtish të mbrojtura. Kërma u soll për ekzaminim në spitalin e kafshëve në Bernë. Autoritetet supozojnë se bëhet fjalë për ujkun F78.

Më 19 shkurt, Inspektorati i Gjuetisë në Bernë, bazuar në Urdhrin Federal të Gjuetisë dhe konceptin Ujku në Zvicër, urdhëroi që ai mund të vritet. Qëllimi ishte parandalimi i mbytjes së mëtejshme të kafshëve të fermës.

Në atë kohë, Kantoni i Bernës njoftoi se, sipas Urdhrit Federal të Gjuetisë, ujqërit mund të lejoheshin të vriten nëse kanë vrarë së paku 35 bagëti në kufijtë e tyre brenda katër muajve. Në rastin e ujkut F78, ishin 36 më 19 shkurt.

E gjithë bagëtia ishte e rrethuar, por sipas Kantonit të Bernës, gardhi plotësonte vetëm kërkesat e mbrojtjes së tufës në një rast.

Para se autoritetet e Bernës ta vrsinin ujkun F78, ata provuan të zbatojnë një veprim frikësues.