Për 24 orë prej kur u hap faqja për regjistrim të diasporës, janë regjistruar mbi 10 mijë persona, informon Zhurnal.

Siç njofton drejtori i Entit Shtetëror për Statistika, Apostoll Simovski, parregullsitë janë zgjidhur dhe janë larguar.

Sipas Simovskit, sistemi për regjistrim është i mbrojtur në mënyrë të shkëlqyer, ndërsa për gjithë ata që tentojnë të manipulojnë sistemin, gjegjësisht nga kompjuteri i tij në Maqedoni të tentojë të regjistrohet si diasporë, do të ketë procedurë kundërvajtëse.

Simovski thotë se manipulimet e tilla shumë lehtë zbulohen dhe programerët e kanë përgatitur aplikacionin për vetregjistrim dhe kanë lënë hapësirë kjo gjë të zbulohet. Nuk lejohet regjistrim si mërgimtar nëse atë moment jeni në Maqedoni.

“Edhe unë i pash paralajmërimet nga programerët, por konfirmoj se të dhëna të rreme në sistem nuk mund të vendosen, sepse askush nuk mund të regjistrohet dhe të mendojë se ka dhënë të dhëna të rreme, por vet sistemi do të tregojë nëse të dhënat janë të besueshme. Këto raste do t’i regjistrojmë si sulm i qëllimshëm i aplikacionit”, deklaroi Simovski për MKD.

Sipas tij, për të gjithë ata që përpiqen të japin të dhëna të rreme në sistem, do të ngritet procedurë kundërvajtëse.(Zhurnal.mk)