Foto nga arkivi

Një grup bashkatdhetarësh të Shoqatës “Korita thërret” është mobilizuar vullnetarisht për t`i dal në ndihmë bashkatdhetarëve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, që të regjistrohen në mënyrën më të lehtë, pasi shumica kanë hasur në probleme teknike gjatë regjistrimit. Njëri ndër ta është edhe gazetari sportiv nga Berna, Kasam Selimi, i cili enkas për Shtegu.com pohon se interesimi i bashkatdhetarëve është mjaft i madh dhe se gjithçka është duke shkuar në rregull.

Në një porfil të tij në Facebook, ai bën thirrje që të gjithë bashkatdhetarët shqiptarë në rrethinë mund të drejtohen te anëtarët e këtij grupi. Ja edhe postimi i tij dhe numrat kontaktues të telefonit:

Për shkak të rëndësisë që ka momenti i regjistrimit të popullatës së Maqedonisë së Veriut jashtë vendit, edhe neve si Shoqatë Korita Thërret, jemi mobilizuar që në këtë proces të japim kontributin tonë, në realizim sa më të suksesshëm të regjistrimit të gjithsecilit.
Konkretisht, kemi vendosur që kontributi ynë të jetë në informim të mërgimtarëve dhe përkahje gjatë procesit të regjistrimit.

Edhe pse jemi në periudhën e kufizimeve për shkak të virusit Korona, prapë se prap, Ne jemi të gatshëm të Ju shpërbejmë dhe ndihmojmë që të regjistroheni, pa vështirësi.
Për çdo rast dhe përkrahje, kontaktoni personat e autorizuar:

Agim Demiri 076 778 15 34
Ali Xhabiri 076 413 36 98
Naxhi Shahini 079 96 41 724
Kasam Selimi 076 685 82 22