Në Strengelbach të Zvicrës, një eskavator dhe disa materiale ndërtimi u zhdukën brenda natës. Hajnat ngarkuan ekskavatorin në një automjet të panjohur dhe e morën me vete – plotësisht pa u vënë re

Kur të premten në mbrëmje babai i A.M. doli nga depoja e tij, ekskavatori i tij ishte akoma aty. 64-vjeçari mbaroi punën dhe shkoi në shtëpi. Rrugës për në shtëpi ai vuri re një kamion të madh, të panjohur, por nuk i shkoi mendja asgjë për të. Vetëm ditën tjetër, kur po kthehej nga një shëtitje pasdite, ai papritmas kuptoi se nuk e kishte parë eskavatorin askund. I befasuar, ai u kthye në depo dhe menjëherë vërejti se eskavatori zvarritës ishte zhdukur pa lënë gjurmë.

Kështu e përshkruan vjedhjen e pazakontë djali A. M. që ndodhi të shtunën në mbrëmje. Incidenti e shqetëson po aq sa edhe babain e tij. “Duhet të ketë pasur profesionistë në punë, sepse vjedhja kaloi plotësisht pa u vërejtur”, thotë M. Dhe kjo, megjithëse autorët kishin marrë shumë kohë: “Ata jo vetëm që ngarkuan eskavatorin e rëndë tetë tonelata, por edhe shtojcën e çekanit dhe tërë atë material ndërtimor”. Një ditë më parë, dëshmitarët në afërsi kishin parë gjithashtu një automjet të madh me katër rrota. Situata me siguri se ishte analizuar më herët.

Kostot e kësaj ngjerje arrijnë në disa dhjetëra mijë franga. Gjërat e vjedhura i përkisnin ndërmarrjes së vogël të babait të tij të ndërtimit. «Eskavatori është në përdorim të vazhdueshëm. Tani duhet të marrim me qira një automjet zëvendësues dhe të kemi shumë punë shtesë”.

Autorët nuk ia lehtësuan punë as policisë zvicerane. «Nuk ka asnjë provë konkrete për autorin e veprës. Nuk ka asnjë gjurmë ose regjistrim nga kamerat e vëzhgimit”, thotë Adrian Bieri, zëdhënës i Policisë së Kantonit Aargau, transmeton Shtegu.com. Përveç kësaj, një vjedhje e tillë është jashtëzakonisht e rrallë: “Ky është një rast absolutisht i jashtëzakonshëm”.

Ajo që duket më e qartë, megjithatë, është sekuenca e ngjarjeve: “Autorët e vodhën eskavatorin, si dhe pajisjet e ndërtimit, me një automjet të panjohur”, tha Bieri. Mund të supozohet se autorët kanë përdorur një rimorkio për të transportuar eskavatorin. Sidoqoftë, motivi prapa vjedhjes është ende i paqartë. Një eskavator i tillë është i vlefshëm, por kthimi i tij në para është i vështirë: “Blerësit e mundshëm zakonisht duan të shohin dokumentet e automjetit. Nëse ato mungojnë, kjo parashtron pyetje», thotë Bieri. Shitja jashtë vendit është gjithashtu problematike. “Ngasja përtej kufirit me një ekskavator të vjedhur dhe letrat që mungojnë është një rrezik i madh”. Pse dhe nga kush u vodh eskavatori, mbetet ende pjesë e hetimit në vazhdim.